Orgazma e shtirur? 30 përqind e meshkujve e pranojnë

Shpesh thuhet se femrat teatrojnë kur bie fjala tek jeta seksuale. Kështu, disa prej tyre thonë se nuk janë në gjendje për seks se u dhemb koka, të tjera shtiren duke bërë sikur kaluan në orgazmë.
Por mos mendoni se meshkujt janë më pas.

Një studim i Time Out ka zbuluar se 30 përqind e meshkujve në Nju Jork pranojnë se janë shtirur, duke bërë sikur kaluan në orgazmë.

Shifra 30 përqind është diskutuar shumë kohët e fundit.

Edhe një studim i Universitetit të Kansasit mbështet diçka të tillë.

Për shkak se janë nën presion për të arritur në orgazëm, meshkujt shtiren, duke simuluar.

Sipas një eksperti, meshkujt shtiren në shenjë mirësjellje, për t’i lënë partneres që të kuptojnë se ata po bëjnë një punë të mirë.

Terapistët e seksit thonë se nuk ka ndonjë problem kur shtireni për orgazmën, por kjo gjë nuk duhet bërë shpesh.