Opinion: Kabashi, një ikje e (pa)pritur!

loading...

sZsi9Xsn3oB0AXtSEWt0AodrFVsTFaNqQat5FYNe9o7SDZt09Y6nGXsqFnh18mgz7nQSUngzBnwz9lgnAnAr5mwfBmAWUmwrCmQX6mwv4c75FZMyM

loading...
Shkruan: Petrit Osmani (Asport.info)

Në tetor të vitit të kaluar në prag të ndeshjes me Kombëtaren U- 19 kundër Italisë në Vlorë, vetë mesfushor i Juventusit Elvis Kabashi do të deklaronte “Jam shqiptar dhe kam gjak kuq e zi.Nuk luaj për lekë, dua të bëhem i famshëm dhe shpresoj që me këmbë në tokë të arrijë Kombëtaren e madhe, jam shqiptar dhe jam krenarë për këtë” thoshte Kabashi.

E kishim ndjerë, por nuk donim ta besonim….datën e 6 shkurtit kur lajmi kryesor ishte refuzimi i mesfushorit të Grasshopersit, Mërgim Brahimi, një futbollist tjetër kishte polemizuar me drejtuesit e FSHF-së duke u thënë atyre se meritoj Kombëtaren e madhe, e jo ekipin U21.

Vetëm pak muaj më vonë pikërishtë më 15 mars një letër e publikuar në media mban firmën e këtij futbollisti, është Elvis Kabashi. Çuditërisht letra nuk ishte shkruar në gjuhën shqipe, madje as italisht (vendin ku ka lindur Kabashi), por ishte shkruar në gjuhën angleze!

Gjaku kuq e zi ishte bërë i kaltër, këmbët në tokë më nuk i preknin, lekët….ehh lekët.

Nëpërmjet letrës, Kabashi nuk kishte shkruar asnjë kritikë për trajtim jo të mirë nga FSHF-ja, apo edhe nga trajnerët, madje ai i falenderohet FSHF-së për interesimin e treguar për të dhe për besimin që ajo i ka dhënë lojtarit duke e ftuar atë, por ….këshillon që ”mos ta thirrin më”!?

“Jam i lindur në Itali, jam rritur këtu dhe me dëshirë do të pranoja një ftesë nga Kombëtarja italiane” shkruan ai.

Kohëve të fundit rastet si i Brahimit dhe Kabashit, kanë nisur të shpeshtohen. Nëse FSHF-ja ishte fajësuar për neglizhencë në afrimin e lojtarëve , për rastin në fjalë as që bëhet fjalë.

Shqipëria nuk është treg i madh, prandaj shumica e lojtarëve më të mirë janë legjionarë që luajnë në liga të huaja. Për t’i rritur akoma më shumë ne i ngrisim në qiell edhe kur rrijnë gjithë stinorin në stol, edhe kur luajnë 20 minutat e fundit të ndeshjes, edhe kur nuk grumbullohen as me 18-shen e ekipeve të ligave të dyta, të treta, e në disa raste edhe liga me nivel të Superligës shqiptare. Këtë nuk e bëjmë se jemi naiv dhe nuk i gjykojmë mirë aftësitë e një lojtari, por nga respekti që kemi ndaj fanellës së Kombëtares dhe ndaj atyre që e veshin atë.

Kjo nënkupton se ne “i rrisim” para kohe, madje disa prej tyre nisin ta shohin veten në pasqyrë, në janë vërtetë ata për të cilët po flasim apo është ndonjë superyll që luanë në ligat më të forta të botës, rasti i dy të lartëpërmendurve është i tillë.
Nuk jam nga ata që deri dje e kam admiruar për ndeshjet që luan dhe tani të filloj të dyshoj në aftësitë e tij në është i denjë për Juvetusin ose jo. Ajo që dyshoj është thirrja nga Kombëtarja Italiane , edhe nëse ajo do të ndodhte, kjo do ti shërbente vetëm “djegjes” së tij.

Jemi dëshmitarë se një pjesë e madhe e lojtarëve që kanë ardhur, e edhe të atyre që ikën e kanë shfrytëzuar Kombëtaren për fitimin e ndonjë kontrate ose edhe kanë luajtur pa qenë të angazhuar me ndonjë klub ndërsa rrallë për të mos thënë kurrë nuk i ka shfrytëzuar Kombëtarja ata për të marrë rezultate, ironike apo jo?

Ka pasur opinione se Brahimi, Kabashi e lojtarët e tjerë do duhej “djegur” duke i ftuar me Kombëtaren A në një ndeshje, por a do t’ja vlente ta mbanim një lojtarë pa vullnetin e tij qoftë ai edhe me përmasat e Messit apo edhe Ronaldos?

Kabashi do të pendohet, por pendimi i tij do të bëhet akoma më i hidhur kur do ta mendoj se përse një ëndërr që kishte nisur aq bukur, po përfundonte kaq stisur.

loading...