Operah Winfrey konfirmon rrëfimin e Armstrongut

Operah-Winfrey-konfirmon-rrëfimin-e-Armstrongut

Oprah Winfrey ka konfirmuar raportet që kanë njoftuar se Lance Armstrong është rrëfyer për aferat me doping kur ajo e intervistoi atë në programin e saj, njofton “Kohaditore”.

Winfrey këtë intervistë e quajti “si intervista më e madhe që e kam bërë ndonjëherë” dhe pranon se ajo “ishte e kënaqur” dhe “mori disa përgjigje prej tij” nga 112 pyetjet që ajo i kishte përgatitur.

Ajo tregon se Armstrong, të cilit i janë marrë shtatë titujt e “Tour de France”, ishte i gatshëm të përgjigjej, kur ajo e pyeti nëse kishte përdorur materie të paligjshme për të rritur performancën gjatë karrierës së tij.

Winfrey nuk kishte në plan që ta pyeste nëse e pranon fajin, mirëpo ajo ka thënë se para intervistës ishte bërë e ditur se Armstrong ishte fajtor.

“Deri sa braktisa Austinin (pas intervistës), tashmë ishte konfirmuar se ishte fajtor. Kështu që unë jam ulur këtu tani”, ka thënë ajo, pasi që tani çdo gjë është konfirmuar. “Gjatë intervistës ai ishte i sinqertë, serioz, shihej se e kishte përgatitur veten për këtë moment. Dua të them se ai nuk erdhi aq i pastër në mënyrën se si prisja unë. Ishte befasi për mua, për ekipin tim, për të gjithë në dhomë”.

Ky emision tregoi se më pas Armstrong kishte shkuar edhe në zyrë të shoqatës për luftimin e kancerit “Livestrong” në Austin të Teksasit, ku ai besohet që u ka kërkuar falje 100 anëtarëve të stafit.

Ai dha dorëheqjen nga Shoqata vitin e kaluar kur skandalet e karrierës së tij filluan të bëheshin publike.

Intervista e Winefrey me Armstrongun do të jetë e ndarë në dy pjesë.