Operacionet plastike të VIP-ave

20_Plastika2

Natyra nuk i ka krijuar të gjithë njerëzit të njëjtë, por duket e papranueshme që njerëzit të klasifikohen në të bukur dhe jo të bukur. E për tu dukur gjithmonë të rinj, VIP-at në mbarë botën i janë nënshtruar ndërhyrjeve estetike.

Pak ditë më parë Kim Kardashian publikoi fotot e ndërhyrjes më të fundit që i mundësonte rininë dhe freskinë në fytyrën e saj. Por, vajza e reality show-t në Amerikë dihet prej kohësh që është një fanse e rinisë së përjetshme përmes kirurgjisë estetike.

Nuk mund të lihet pa përmendur Pamela Anderson e cila me gjoksin e saj u bë simbol i femrave në vitet ‘90. Megjithatë ende ka spekulime nëse format e saj trupore janë dhuratë e natyrës apo një ndihmesë i është dhënë edhe nga bisturia, raporton sot TCH.

Një tjetër emër i njohur i kinemasë botërore që thuhet se ka përmirësuar pamjen e jashtme përmes operacioneve është Megan Fox.

Gwyneth Paltrow beson se operacionet estetike janë të nevojshme për zbukurimin. Ndryshimet në fytyrë dhe gjoksin e saj tregojnë këtë gjë.

Një tjetër femër e pakënaqur me gjoksin e saj duket se ka qenë edhe Catherine Zeta-Jones.

Por në përmirësimet e pamjes së jashtme përmes operacioneve nuk mbeten pas as meshkujt, ku Michael Jackson mbetet rasti më i famshëm.

Kirurgjia estetike, njëra nga llojet e kirurgjisë plastike, është bërë një nga mjetet kryesore për zbukurimin e VIP-ave në mbarë botën. Bisturia duket se është objekti kryesor që po ndihmon femrat të jenë më të bukura në pasarelat e improvizuara jetës së tyre. 20_Plastika3 20_Plastika4 20_Plastika5 20_Plastika6 20_Plastika7 f1_20-plastika1363769452