Olta tregon histori nga jeta: “Në Shqipëri e kam ndier veten të huaj”

per-e-huaj-en-shqip-25.3.13[1]

Ndërkohë që banorët në dhomën e ndenjes janë duke bërë shaka e duke qeshur me njëri-tjetrin, Jonilda e Olta janë duke biseduar me njëra-tjetrën ndërsa merren me veten. Ato janë duke bërë manikyr, ndërsa bisedojnë për ngjarje të ndryshme nga jeta. Olta tregon për vizitat e herëpashershme që ka bërë në Shqipëri, duke thënë se e ka ndier vetën të huaj sa herë që ka ardhur. Ajo tregon disa situata kur ka qene me kushërinjtë e saj, të cilët edhe pse i konsideron shumë të afërt, ka kuptuar që është shumë jashtë historive të tyre dhe kjo gjë e ka bërë të ndihet keq në një farë mënyre. “Sa e çuditshme, të jesh në vendin tënd e të ndihesh kaq e huaj”, shprehet Olta, gjë të cilën ia mbështet edhe Elona, duke i thënë se kjo gjë është normale, pasi distanca është ajo që ndikon së tepërmi edhe në largësinë që krijohet mes njerëzve. Olta tregon se që në momentin që ka ikur në Angli, është munduar të vijë shpesh, por ndodh që gjithmonë e më shumë ta ndiejë veten të huaj e jashtë bisedave dhe historive të njerëzve të saj më të afërt e kjo gjë e lëndon dhe e bën të ndihet keq.

Pas pak aty shkon Anaidi dhe Joana, të cilët fillojnë të bëjnë batuta me Jonildën, e kështu Olta pushon së treguari ngjarje nga jeta.

Pas pak aty shkon Marselini, por pa u ngjitur ende, Jonilda i kërkon që të zbresë poshtë, me pretekstin se gjoja është duke u ndërruar, pasi nuk e duron dot prezencën e tij. Pasi largohet Marselini,e dhe pse i duket pa logjikë kërkesa e saj, Jonilda vazhdon të bisedojë me Oltën. Ndërkohë, Anaidi e banorët e tjerë në dhomën tjetër fillojnë ta ngacmojnë Marselinin, për mënyrën se si Jonilda e dëboi nga dhoma. Kështu, banorët bëjnë batuta e shaka me njëri-tjetrin, duke kujtuar ngjarje të ditës.

Në dhomën e gjumit të djemve kanë shkuar disa nga banorët e tjerë, të cilët bëjnë shaka me Xhimin, ndërsa bëhen gati për të fjetur gjumë. Xhimi bën gjeste qesharake e fillon të flasë me kamerat, gjë që tashmë ka filluar ta bëjë shpesh e kjo krijon të qeshura tek pjesa tjetër e banorëve.