Oksigjen për Di Marian dhe Messin

loading...

angel

loading...
Argjentina arriti të marrë me shumë mundim një pikë në ndeshjen ndaj Bolivisë, të luajtur në 3650 metra lartësi dhe të përfunduar me rezultatin 1-1. Lojtarët e Alejandro Sabella e vuajtën shumë lartësinë mbi nivelin e detit, madje futbollisti i Real Madrid Angel Di Maria pati nevojë për oksigjen gjatë lojës në mënyrë që të vazhdonte më tej.

Ndërsa, Lionel Messi, sipas mediave argjentinase, pati të vjella në pushim të ndeshjes dhe pjesa e dytë e takimit nisi me disa minuta vonesë në mënyrë që t’i jepej koha e duhur për tu rekuperuar yllit argjentinas të Barcelonës.

loading...