Oferta shokuese për Messin në Real Madrid!

Legjenda e Real Madridit, Hugo Sanchez, beson se Mbretërit mund të bëjnë një ofertë shokuese për superyllin argjentinas, Lionel Messi.

Transferimet ndërmjet dy rivalëve të përbetuar janë të rralla, ndërsa i fundit ka ndodhur në vitin 2007 kur Javier Saviola kaloi nga Camp Nou në Bernabeu.

Kohët e fundit vazhdimisht po spekulohet se Messi mund të largohet nga Blaugranët dhe një ofertë prej 200 milionë eurosh do ta shihte argjentinasin duke luajtur me një fanellë tjetër.

“Messi nuk ndihet mjaft i vlerësuar nga Barcelona me kontratën e tij dhe ata duhet të jenë të kujdesshëm”.

“Nëse Barca është e pakujdesshme, mendoj se Real Madridi mund ta transferojë”, është shprehur Sanchez për Bein Sport.

26-vjeçari është te kataluanasit që nga viti 2000 dhe ka fituar gjithçka që mund të fitohet.

(Disa futbollistë që kanë luajtur edhe për Barcën edhe për Realin: Bernd Schuster, Michael Laudrup, Luis Enrique, Luis Figo, Alfonso Perez, Ronaldo (fenomeni), Javier Saviola etj.).