Ofendoi me fjalë banale gruan në radhë, ja fati i punonjësit të Sigurimeve në Tiranë (VIDEO)

Shkarkohet nga detyra punonjësiti i Sigurimeve Shoqërore në Tiranë i cili ofendoi një qytetare, në një video amatore të publikuar nga “Nisma Thurje”. Instituti i Sigurimeve Shoqërore i cili bën publik këtë vendim, sqaron se qëndrimi i punonjësit ishte jashtë cdo norme. Sipas ISSH, punonjësi ishte në punë provizore nga 1 nëntori, operator në zyrën e ISH-së në Tiranë. Punonjësi J.Xh ofendoi dhe ju drejtua me gjuhë vulgare një gruaje cila kërkonte asistencën e tij. “Fol mirë me mua, unë jam ai që s’ta mbush mendjen, të çan by.. dërr dërr dërr, si s’të vjen zor, ik e dreq, më tregon çunin mua, më plasi tra.. mua kë ke çun …”, ishin këto disa nga fjalët që punonjësi përdori ndaj zonjës, madje edhe e kërcënoi atë në fund.