“Obligim i çdo shqiptari që të kontribuojë për atdheun në cilëndo formë”

loading...

Shqiptari nga Kosova, Ludovik Tunaj, është njeriu që kujdeset për imazhin e disa prej personazheve më të njohura në shoubizin ndërkombëtar, duke u shndërruar kështu edhe në një mik për ta. Ai e ka shfrytëzuar këtë afërsi për të bërë që disa prej tyre të fotografoheshin me flamurin kombëtar shqiptar.

Tunaj, i cili punon për kompaninë “Chopard”, thotë se ka raporte të mira me yjet botërore, me të cilët ka punuar si stilist flokësh dhe grimer.

“Kam marrëdhënie shumë të mira. Shoqëria dhe komunikimi me yjet e Hollywoodit janë të rëndësishme në punën time dhe ata janë vërtet shumë të sjellshëm dhe miqësorë. Unë kam kontakte të vazhdueshme me Chris Brown, Paris Hilton, Bar Refaeli dhe Eva Longoria. Jam shumë i lumtur që kam shoqëri me yje të artit botëror. Më respektojnë shumë dhe unë po aq. Shpenzoj kohë me ta”, citon BalkanWeb fjalët e Ludovikut.

loading...

Duke komentuar shfaqjen e Brown dhe Hilton në fotografi pranë tij me flamurin kombëtar, ai ka thënë se ndjehet krenar që ka arritur që sadopak të kontribuojë në promovimin e kombit shqiptar.

“Është obligim i çdo shqiptari që të punojë dhe të kontribuojë për atdheun e vet në cilëndo formë, dhe unë me një përkushtim dhe vullnet të madh jam munduar që përmes kësaj forme ta bëj sa më të njohur vendin tim, Kosovën dhe Shqipërinë. Natyrisht që nuk ka qenë e lehtë, por falë komunikimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm, ia kam dalë që yje me famë ndërkombëtare të mbajnë flamurin shqiptar në evenimente të rëndësishme. Fotot e Chris Brown edhe Paris Hilton me flamurin kombëtar në dorë, nuk mund ta imagjinoni se sa miliona njerëz i kanë parë. Kjo është shumë madhështore dhe unë ndihem shumë krenar që munda të kontribuoj për kombin tim…”, ka thënë Tunaj.

loading...