“O djali o polici, hajdeni këtu o të fortë, vini gjobën”, qytetari sfidon policët

screenshot-2_1480428183-4068048

Një qytetar është revoltuar keq me policët që po vëzhgonin shkeljet në pedonalen e qytetit të Fierit. Qytetari ka vënë re se policët u kanë vënë gjobë vetëm disa prej automjeteve që kishin ndaluar në vendin e gabuar. “Policët e Fierit që i vendosin gjobat me mik”, “O polic, po ktij pse s’ja vini gjobën? Pse nuk ja vini gjobën ktij? O djali, o policiii, o hajde ktu vë gjobën eee. Hajdeni o t’fortë, hajde vini gjobën. O polic…”, kështu u drejtohet qytetari i revoltuar policëve. Por, njëri nga policët fillimisht ka thënë “hajt se flasim”, më pas qytetari i ndjek, ndësa ata e injorojnë deri në një moment kur njëri nga ta thotë: “Ik o çun, ke zyrën atje. Shko ankohu”. Më poshtë videoja e plotë ku duket qartë revoltimi i qytetarit që u kërkon llogari policëve: