Nxënësit e klasës së 3-të do të mësonin seksin nga libri, kjo është drejtoresha që u pezullua

Një ditë pasi lajmi mbi një tekst shkollor për nxënësit e klasave të 3-ta me përmbajtje të papërshtatshme mori dhenë, është marrë vendimi i pezullimit nga puna të drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”.

Vendimi është marrë nga Drejtoria Arsimore e Tiranës pasi ky tekst kishte informacione tejet të shtjelluara seksuale për të vegjlit.

Libri kishte në përmbajtje fjalë seksuale aspak të përshtatshme për nxënësit e klasave të 3-ta dhe u mësonte atyre marrëdhëniet seksuale dhe riprodhimin.

Drejtoresha ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së tekstit dhe për më tepër se nuk ishte pjesë e kurrikulës mësimore, pasi ishte futur në shkollë në kundërshtim me rregullat.

Ajo ka shtuar se libri ishte me çmim të reduktuar dhe se edukata seksuale nis që në klasë të 5-të dhe fëmijët do të rriten.

Shumica e prindërve kanë refuzuar ta blejnë këtë tekst shkollor.