Nxënësi i propozon martesë arsimtares, shikoni si reagon ajo (Video)

arsimtare_1480623655-8343272

Një adoleshent që ishte dashuruar marrëzisht në arsimtaren, duket se kishte gjetur një metodë të keqe për t’i propozuar asaj martesë. Djaloshi që besohet të jetë i moshës 17-18 vjet, kishte vendosur t’i propozojë në oborrin e shkollës, por ky veprim nervozoi tej mase arsimtaren e cila përpos që nuk i pranoi lulen që i dhuroi, por edhe filloi ta godas, Ai kishte marrë me vete një pankartë në të cilën shkruante: “Zonjusha Li, të dua! A do të martohesh me mua”, por në momentin që ajo e pa mbeti e shokuar dhe në një moment filloi t’i bërtasë. Por sa më shumë nxënës që grumbulloheshin rreth tyre, tensioni rritej ku arsimtarja fillon ta godasë djaloshin nga Kina që ishte dashuruar marrëzisht.