Nusja vret veten një ditë pas dasmës, arsyeja e tmerrshme (Foto)

Një burrë në Taxhikistan është akuzuar për shtytje drejt vetëvrasjes së bashkëshortes, pasi dyshohet që i ka bërë presion asaj për ta bërë testin e virgjërisë, për t’i refuzuar rezultatet më pas.
Rajabbi Khurshed, 18 vjeçe vrau veten duke pirë një dozë vdekjeprurëse të uthullës, 40 ditë pas dasmës me 24-vjeçarin Zafar Pirov përmes mblesërisë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, familja e Khurshed, e cila vendosi bashkimin, tha se vajza e tyre u tha në shtratin e vdekjes se ishte ndjerë nën presion masiv për të pranuar kërkesat e Pirovit për një grua të dytë, dhe se më nuk mund të duronte.

Pirov mund të ballafaqohet me tetë vjet burg nëse shpallet fajtor për nxitje të vetëvrasjes.

Testet e virgjërisë për gratë para martesës janë të zakonshme në Taxhikistan, ku seksi i rastësishëm konsiderohet si i papranueshëm nga ana shoqërore.