Nusja që e vuri shoqen në qendër të vëmendjes: Befasia që i bëri të gjithë të qajnë (Foto)

Jess Nakrayko nga Saskatoon i Kanadasë, në vend se të hidhte buqetën, ia dha shoqërueses Jessica Kieleyt e i dashuri saj ra në njërin gjunj dhe i propozoi martesë.

Të pranishmit, në ceremoninë që po zhvillohej në një bregdet të Xhamajkës, kanë nisur të qajnë shkaku i këtij momenti emocional,


Propozim martese për shoqëruesen e nuses

“Nuk prisja që të kapja buqetën, e aq më pak të fejohesha kaq shpejtë”, ka thënë Kieley lidhur me rastin.

Fotografitë që po qarkullojnë në internet, janë pëlqyer shumë nga shikuesit, ndërsa nuk kanë munguar as lëvdatat.

“Nuset duan të jenë në qendër të vëmendjes, por e vuri shoqen para saj”, është një nga komentet e shumta për këtë ngjarje.