Nusja merr një shuplakë në momentin më të rëndësishëm të jetës (VIDEO)

Ishte momenti më i rëndësishëm i jetës së tyre dhe kur të gjithë prisnin betimin e çiftit, nusja merr një shuplakë të vërtetë nga partneri i saj.

Të gjithë mbetën të befasuar dhe nuk po kuptonin se çfarë po ndodhte. Por dhëndri thjesht donte të largonte një bletë nga fytyra e partneres së tij, por fatkeqësisht, ndoshta edhe nga emocionet, e qëlloi me shuplakë atë në fytyrë.

Video është kapur në SHBA dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, ajo është bërë menjëherë virale.