Nusja lë një karrige bosh për djalin e ndarë nga jeta, kur sheh kush vjen nuk i mban dot lotët (VIDEO)

loading...

loading...

Përjetoi në vetë të parë makthin e çdo nëne, pa të vdiste djalin e saj 19 vjeç, por diti edhe të gjejë forcë dhe të jetë një bashkëshorte e mirë, duke u martuar dy vite pas vdekjes së të birit, me burrin me të cilin ishte e dashuruar.
Becky Turney një grua amerikane nga Alaska, humbi të birin Tristan në vitin 2015 pas një aksidenti, ndërsa në fund të muajit korrik kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me partnerin Kelly.
Gjatë ceremonisë, Becky, donte që të gjithë fëmijët e saj të ishin pranë, ndaj la një karrige bosh edhe për Tristan, bashkë me një mesazh prekës.
Por ajo që nuk priste, ishte se edhe Kelly donte të bënte homazh në kujtim të Tristan.
Pak momente para se ceremonia të fillonte, Kelly i tha se donte ta prezantonte me një person dhe kështu pas kurrizit të gruas, në karrigen e dedikuar për Tristan, u shfaq një djalë 21-vjeçar me emrin Jacob.
Nuk e kishte parë kurrë më parë, ndonëse e dinte saktësisht se kush ishte dhe pse ndodhej aty. Kur Tristan vdiq, organet e tij jetësore i’u dhuruan pesë personave të tjerë.
Jacob mori zemrën e Tristan dhe për këtë arsye prania e tij në ditën e martesës së Becky ishte shumë e rëndësishme.
Ajo mundi të dëgjojë rrahjet e zemrës së Jackob dhe nuk i përmbajti lotët, nga surpriza që ju bë në ditën e dasmës.
Shikoni videon më poshtë

Gazetain Link

loading...