Nusja bën “kërdinë” në qendrën e votimit të Durrës, dhëndëri tregon votën

Edhe pse është kulmi i vapës, një çift nga Durrësi ka shkuar në qendrën e votimit. Gjatë ditës së sotme nuset kanë marrë një vëmendje të veçantë, por gjesti i dhëndrit në fjalë ka marrë vëmendje të veçantë.

Në foto shihet se dhëndri duke bërë shenjën e dy gishtave duke ndjekur kështu gjestin e Ramës dhe Bashës që pas votimit kanë përshëndetur me dy gishta.
Nusja në foto shihet shumë e qeshur dhe mund të thuhet se u ka tërhequr vëmendjen gjithë komisionerëve.

Si dhe mund të thuhet se u ka bërë kërdinë gjithë nuseve të tjera sepse thuhet se nusja ka marrë edhe vallen në qendrën e votimit.