Nuses së Jozefina Topallit i vjen “në majë të hundës”: Nuk kam bërë asnjë turp

Eva Muarti është një ndër moderatoret simpatike të ekranit shqiptar e cila prej kohësh mbulon një emision sportiv.
“Nuk e mendoja që futbolli do më bënte kaq shumë për vete, më ka përfshirë të tërën”, është shprehur ajo së fundmi në një intervistë të dhënë për “Chic”.

Por veç karrierës si moderatore, Eva njihet si nusja e Jozefina Topallit, pasi është prej më shumë se 6 vitesh në një lidhje me djalin e saj, Genarin.

Ndër të tjera, ajo është shprehur se e bezdis pak fakti që etiketohet si të tillë, pasi nuk merren me aftësitë e saj por me jetën personale.

“Unë jam e hapur për lidhjen time, se s’kam asgjë për të fshehur në lidhje me të. S’kam bërë asnjë turp, asnjë gabim. Kam një lidhje të gjatë 6-vjeçare me bashkëmoshatarin tim. Por, shqetësohem pak se mediat e kanë keqpërdorur disi pjesën e lidhjes sime. Pra, në aspektin e fokusimit vetëm në këtë dhe jo në lidhje me aftësitë e mia apo projektet që kam realizuar”, thotë ajo.