Nuk pranoi dot vdekjen e tij, nëna përdor spermën e djalit për të sjellë në jetë një nip

Natalya Klimova jeton në Shën Petersburg, Rusi, dhe është një grua e suksesshme, me një personalitet shumë të fortë.

Kur burri i saj u zhduk disa vjet më parë, ajo mori në dorë frenat e familjes, dhe e çoi përpara me punë, këmbëngulje dhe energji.

Miqtë e saj më të ngushtë e quajnë atë “gruaja e hekurt”.

Megjithatë edhe njerëzit “më të hekurt” mund të bien apo ndryshojnë formë një ditë.

Djali i saj Artem, vdiq më 27 tetor të vitit 2009 për shkak të një tumori dhe kjo i dha Natalyas një goditje të madhe.

Ajo nuk e pranoi dot idenë që djali i saj nuk do të ishte më në jetë dhe para se të vdiste, gjatë fazës së kemioterapisë, mori një mostër të spermës së tij për të sjellë në jetë jo vetëm një
nip por edhe një djalë përgjatë jetës së saj në vazhdim.

Dhe këtë gjë ajo e bëri realitetit nëpërmjet fertilizimit artificial, duke përdorur një nënë zëvendësuese për ta sjellë në jetë.

Nipi i saj Egor, erdhi në jetë një vit pas vdekjes së djalit të saj.

Shumë njerëz e kanë konsideruar Natalyan një person të fiksuar dhe të sëmurë por ka dhe nga ata që e kanë kuptuar dhimbjen e saj.

Këtë fakt ajo e prezantoi në një emision televiziv.