Nuk mund t’u besoj meshkujve pas videos seksuale

Në vitin 2004, në internet rrodhi xhirimi shtëpiak, ku ajo shihej duke kryer marrëdhënie seksuale me asokohe të dashurin e saj, Rick Salomon, të cilin më vonë e paditi për publikimin e videos.

“Ishte dëshpëruese, sepse ai ishte dikush me të cilin kisha qenë në lidhje për disa vite. Nuk mendoj se do të arrij ndonjëherë t’u besoj meshkujve pas asaj që ndodhi”.

“Ishte gjëja më e dhimbshme dhe më e keqe që mund t’ia bënte dikush një vajze të re. Isha shumë e re, nuk ishte faji im”, ka thënë 33-vjeçarja.

Në të kaluarën, Paris ka mohuar të ketë qenë e përfshirë në publikim e videos për t’u bërë e famshme, ngjashëm siç bëri edhe Kim Kardashian në vitin 2007.