Nuk mund ta besoni se si duket tash kjo fytyrë (Foto/Video)


Pas transplantit të fytyrës, Richard Norris tashmë mund të pozojë edhe për revistat e njohura. 39 vjeçari do jetë në kopertinën e revistës GQ muajin që vjen.
0
Ai u plagos në fytyrë me një armë në vitin 1997 dhe prej atëherë ka kaluar 10 vite pas një maske.
Operacioni në Universitetin Maryland zgjati plot 36 orë dhe ai kishte 50 për qind shanse për të mbijetuar. Gjatë këtyre orëve atij iu zëvendësuan nofullat, dhëmbët, gjuha, muskujt dhe nervat.

150 mjekë dhe infermiere u angazhuan në operacionin e rrallë, që ka zgjuar shpresat se tani transplanti i fytyrës mund të japë rezultate brilante. /Albeu/Telegrafi