Nuk miratohet ligji për amnistinë

loading...

loading...
(E plotësuar)Nuk kalon projktligji për amnistinë në leximn e parë në Kuvendin e Kosovës.
Për të kaluar ligji duheshin 80 vota, kurse pro ligjit kanë votuar vetëm 70 deputetë, 20 kanë qenë kundër dhe 7 kanë abstenuar.
Komunikimi i mosmiratimit të këtij projektligji në lexim të parë, u kundërshtua fuqishëm nga shoqëria civile dhe Lëvizja Vetëvendosje, u përshëndet me duartrokitje nga deputetët e VV-së.

(E plotësuar) Mbledhja e Kuvendit të Kosovës, në të cilin po debatohet Projektligji për amnistinë, e përshkuar nda diskutime të ashpra ndërmjet pozitës e një pjese të opozitës, do të vazhdojë pas orës 15, deri kur ata janë në një pauzë.

Beqiri, Vetëvendosjes: Po i shërbeni Hashim Thaçit

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po i shërben Hashim Thaçit dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

“Vendi ynë, Kosova, ka shumë ma shumë tema të rëndësishme sesa Vetëvendosje me u marrë me opozitën. Me veprimet dhe sjelljet e saj, Vetëvendosje po në bind çdo ditë e më shumë se është në shërbim të Hashim Thaçit”, ka thënë Beqiri në seancën plenare që po zhvillohet aktualisht, e që ku pritet të miratohet në lexim të parë Ligji për Amnistinë.

“Kur kërkon koordinime me dikë, nuk do të thotë se mund t’ia imponosh mendimet tua”, iu ka drejtuar ai deputetëve të Albin Kurtit.

“Vetëvendosje nuk është korrekte dhe është shumë e pasinqertë”, ka përfunduar fjalën e tij para deputetëve Ismet Beqiri.
Deklaratat e Beqirit vijnë pasi që deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, akuzoi partitë opozitare në bllok se janë vënë në shërbim të pushtetit.

loading...