“Nuk më vjen djali 5-vjeçar brenda, më thotë s’ke bukë të më japësh”, historia tronditëse e gruas së varfër

loading...

loading...

Vera Huqi, 45 vjeç dhe banuese në Tiranë, ka kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare”. Ajo është në një gjendje të vështirë ekonomike dhe shëndetësore.
Fëmijët e saj, 1 dhe 5 vjeç, nuk frekuentojnë as çerdhe dhe as kopësht, sepse nuk kanë mundësi ekonomike. Vera është trajtuar me kemp deri para dy vitesh, pasi duart e saj janë të paralizuara.
Në 2014-n komisioni për caktimin e KEMP-it në qytetin e Durrësit ia hoqi këtë të drejtë. Sot, nëna e dy fëmijëve thotë se të miturit qajnë për bukë.
“Nuk më vjen djali 5-vjeçar brenda, sepse më thotë pse më bëre kur s’ke bukë të më japësh”, thotë Vera mes lotësh.
Myftari, burri i saj, 85-vjeçar është i paralizuar. Ai trajtohet me një pension pleqërie, por që sipas Verës lekët e tij nuk mjaftojnë as për ilaçe e drita. Në këtë familje kanë të gjithë probleme shëndetësore, pasi vajza 1-vjeçare vuan nga epilepsia dhe merr ilaçe çdo muaj.
“Unë nuk marr ilaçet e mia se s’kam para, e kam recetën aty. Marr vetëm ilaçet e vajzës. Kërkoj nga “Fiksi” të më ndihmojë se po më vdesin fëmijët për bukë”, bën thirrje zonja Huqi.

loading...