Nuk kam pastruar flokët me shampo për gjashtë vite rradhazi

loading...

lare-flokete-shampo

loading...

Herën e parë që kam dëgjuar të mos pastrosh flokët ishte kur takova një mikun tim, i cili kishte flokë të dendura, të thata dhe i i shin bërë si shkurre. Por, kësaj here, ajo kishte flokë me shkëlqim dhe të freskëta. Ajo dukej e mahnitshme! Kur e pyeta për fshehtësinë e saj, më tha se kishte ndërprerë larjen e flokëve me shampo.

Ideja më ngjante paksa çuditshëm, por e ruaja në mendje për të provuar diçka të tillë ndoshta më vonë. Nëse ka funskionuar shumë mirë për të, pse jo?

Flokët e mi janë shumë të holla dhe bëhen me yndryë shumë shpejtë. Në atë kohë, isha në periudhën shqetësuese ku i laja çdo ditë me shampo, dhe mënjëherë pas saj flokët më bëheshin lëmsh dhe ishin statike, e më pas lëshoheshin te poshtë dhe bëheshin me yndyrë. Doja me të vërtetë të provoja trikun e mikut tim, dhe më në fund vendosa për ta bërë këtë gjatë udhëtimit tim tre javor në Tajlandë.

Fillimi ishte shumë i vështirë, flokët ishin bërë si mos më keq, edhe më tepër ishin bërë të yndyrshme dhe me zbokth. Tre javët e para ishin shumë të pakëndshme për mua, gati sa nuk u dorëzova nga tentimi, kisha qime të plasaritura dhe kjo gjë më pengonte shumë.

Pasi u ktheva nga pushimi, i lidhja flokët gërsheta çdo ditë me rradhë. Çdo here që pastrohesha, i lagia flokët dhe fërkoja me gishtërinj kokën. Kur i lani pa ndërprerë me shampoo flokët dhe për njëherë e ndëpritni, flokët dhe koka juaj do përjetojnë tmerr. I dashuri im ishte cinik në lidhje me atë që po bëja me flokët dhe nuk ndjehej fare komod, por unë isha e përkushtuar. Doja vetëm të sigurohesha që kjo metodë funksionon.

Pas gjashtë javësh, flokët e mi nisën të ngjajnë ndryshe. Zbokthi dhe yndyra filluan të largohen. Nuk dukeshin flokët të mahnitshme por të paktën ngjanin si flokë normale përsëri. Dhe , magjia vërtetë ndodhi.

Nuk po bëja diçka ndryshe, por koka thjeshtë pushoi së prodhuari yndyrë. U përshtata në një situatë të re dhe të normalizuar. Fillova të ndjeja flokët e mija natyrale, ishin me të vërtetë të buta, plot jetë dhe jo të ngatërruara.

floke-lare-shampo

Courtesy of Sarah Theeboom

Kjo metodë po bëhet gjithnjë e më e njohur, ka zgjuar vëmendje te një numër i madh njerëzish dhe ata nuk më konsiderojnë si t çmendur kur u them se nuk kam larë flokët me shampo rreth gjashtë viteve.

Sidoqoftë, disa njerëz ende nuk e bëjnë atë. Një here shkova në frizer dhe kur ai tentoi t’mi lajë flokët me shampo, unë u tmerrova duke ia kthyer se nuk e bëj një gjë të tillë.

Por, në shumicën e rasteve, marr reaksione pozitive nga njerëzit për flokët e mia. Nëse ato duken bukur, atëherë nuk duhet të turpëroheni që ta tregoni sekretin tuaj!

Si fillim, doja vetëm të eksperimentoja. Unë nuk mendoj se shamponi është i keq apo i dëmshëm por thjeshtë kurreshtja e shokut tim më çoi deri në këtë pikë, dhe jam më shumë i kënaqur tani me flokët se sa më parë. Tani, kam flokë të shëndetshme dhe të buta, dhe nuk kam nevojë të harxhoj shuma të mëdha të të hollave në blerjen e shampove dhe produkteve tjera.

loading...