‘Nuk i lutemi Zotit pse mungon Ronaldo’

Carlo Ancelotti ka folur për situatën para finales së nesërme në Copa del Rey kundër Barcelonës, duke sqaruar formën e Cristiano Ronaldos, por nuk “qan” mundësinë që ai do të mungojë.

Tekniku italian i Real Madrid kritikon ambientin sportiv spanjoll, i cili ushtron shumë presion tek arbitrat, ndërkohë që komenton edhe për rivalët e Barçës, duke i cilësuar klubin më të vështirë në botë për një trajner.

“Nuk e di. Mund të luajë në pjesën e dytë, mund të mos jetë fare. Unë nuk do të rrezikoj me të. Aktualisht riaftësimi po ecën mjaft mirë. Gjithsesi, edhe nëse Kristiano mungon, nuk do e ndryshojë modulin. Futbollistët janë të motivuar dhe të gatshëm për të dhuruar një ndeshje të shkëlqyer. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, por mos mendoni se ne jemi të dobët pa të. Askush në ekip nuk thotë: “Oh Zot, si do t’ia bëjmë pa Cristianon”. Jemi të aftë për të fituar ndaj çdo rivali edhe kur mungon ai, siç ka ndodhur në shumë raste. Nuk qajmë asnjë mungesë”, është shprehur Carlo Ancelotti.