Nuk i la bakshish shpërndarësit të picave, vajza pendohet përjetë që s’e bëri

Lauren Ledford është bërë tema kryesore e tabloideve amerikane pasi ka vendosur të ndajë me publikun historinë e saj të pazakontë.

Ajo porositi një picë dhe nuk i la bakshish djalit që ia solli. Vajza nuk e kishte menduar kurrë se si do t’i vinte puna.

Djali nuk e priste këtë mungesë respekti të vajzës dhe i la poshtë derës tre letra kërcënuese.

Në njërën prej letrave, ai e kërcënonte se nëse ajo nuk i jepte bakshish herën tjetër që do të porosiste, ai do i hynte në shtëpi dhe do e grabiste.

Ai kishte shtuar se i duheshin paratë për të blerë drogë.

Lauren bëri kallëzim penal në polici për rastin e pazakontë, pasi pronarët e picerisë ku djali punonte nuk iu përgjigjën.