Nuk gjet më mirë se te unë askund!

1_1468687110-2901488


Virgjëria është temë e rëndësishme. Dikush nga djemtë të do se je e virgjër, dikush të do se s’je, e dikush nuk di as vetë se çka do”, shkruan Flora, vajzë 25 vjeçe, e cila sapo e ka kryer Fakultetin Filologjik, Degën e Gazetarisë në Prishtinë.

“Kur isha në shkollë të mesme, në gjimnaz të Prishtinës, e doja një djalë, i cili aso kohe ishte absolvent në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Kemi kaluar mjaft mirë, por një ditë ai shkoi në Angli dhe pesë vjet nuk u kthye. Unë mbeta duke e pritur, sepse premtimi i tij ishte se do të kthehej dhe do të martohemi.

Vitet kalonin e unë shpresoja në kthimin e tij. E prita pesë vjet, derisa mora një mesazh telefoni nga ai ku më shkruante se, më në fund, do të kthehej në Kosovë. Gëzimin që kisha nuk mund ta përshkruaja. Por, fatkeqësisht, kthimi i tij nuk ishte siç e kisha paramenduar. Ai tashmë ishte shumë mendjemadh, i dukej vetja sikur ecte mbi re…

Ne, pas një kohe, natyrisht, u martuam, edhe pse para martesës e kuptova se ai kishte pasur një lidhje me një shqiptare në Angli, kurse ai në hollësi kërkonte nga unë t’i tregoja për çdo lëvizje timen gjatë atyre pesë vjetëve të pritjes, duke mos i ardhur keq për ndyrësitë e bëra vetë.

Takimi me shokun e dajës

Gjatë atyre pesë vjetëve u mundova të jem besnike, megjithëse gjatë asaj kohe daja im më propozoi të takohesha me një shok të tij për të pirë kafe. Kjo ishte periudha kur i dashuri im as që më telefononte. Në fillim e refuzova, por, në fund, disi pranova dhe dola. Posa filluam të bisedonim, ai, pos të tjerash, më propozoi t’ma tregonte banesën e tij. U shtanga nga ajo e papritur. Nuk u besoja veshëve se nga ai njeri aq i “kulturuar” mund të dilnin fjalë të tilla. Kur e refuzova, ia më pyeti nëse ende jam e virgjër. Unë me krenari i thash: “Po”. Ndërkaq, ai me një zgërdhirje më tha: “Aiiii edhe ti! Hajt bre çika e mirë se nuk qenke për mua, sepse unë përtoj me u hyrë këtyre punëve me çika të virgjëra…

Fillova të dal me të dytin

Dola dhe u takova edhe me një tjetër, atëherë kur u regjistrova në vitin e parë në fakultet, meqë ai më vardisej, kurse i dashuri im që ndodhej në Angli nuk më telefonoi një vit të tërë dhe gjatë asaj kohe mendova se çdo gjë përfundoi ndërmjet nesh. Nuk dukej djalë i keq dhe aq më shumë më gëzonte fakti se edhe ai studionte njëjtë si unë. Mendoja se studimet do na lidhnin edhe më shumë me njëri-tjetrin. Kaluan disa muaj dhe filluan edhe kushtet: “Ti mund të jesh me mua nëse shkojmë në shtrat!”, më tha troç një ditë.

Dhe, u ndodha në udhëkryq: nuk dëshiroja ta humbisja, në radhë të parë kur i dashuri im më nuk më paraqitej nga Anglia, por as të shkoja në shtrat me të nuk dëshiroja. Në fund, u përcaktova për versionin e dytë: në shtrat me të nuk shkova dhe çdo gjë u rrokullis brenda dy-tri ditësh.

Dhe, pas një viti pauzë që nuk m’u paraqit asnjëherë në telefon i dashuri im nga Anglia, një ditë vere ai më thirri në telefonin e shtëpisë dhe ma bëri me dije se është gjallë dhe herëdokur do të kthehej. Kjo më shtyri që mos të takohem më me asnjë djalë, duke pritur kthimin e tij, i cili edhe ndodhi pas pesë vjetësh”, tha Flora, e cila tashmë është e martuar dhe bën jetë të lumtur .