Nuk është qen! Kjo kafshë jeton në kushte mizore, arsyeja pse e shëndoshin do u tmerrojë

E mbingarkuar dhe e mbyllur në një kafaz të vogël, fotot e kësaj kafshe po bëjnë xhiron e rrjetit.
Ajo është mbipeshë dhe gjendet në kushte të tmerrshme vetëm që të rrisë prodhimin e leshit të saj për prodhuesit e veshjeve prej lëkure.

Duket si një qen nga racat e mëdha, por është thjesht një dhelpër.

Një hetim i fshehtë në Finlandën perëndimore gjeti kafshën të fryrë që mezi mund të lëvizë, pasi ndodhet pesë herë mbi peshë se sa në gjendjen natyrore, vetëm e vetëm për të prodhuar pallto me të.

Industria e leshit ka të bëjë me fitimin dhe nuk kujdeset për mirëqenien”, thotë Claire Bass nga Humane Society International.

Dheplrat që rriten në mënyrë të tillë shkojnë deri në 19 kg, tregojnë aktivistët e të drejtave të kafshëve.

Duhen të paktën 10 deri në 20 dhelpra normale për të bërë një pallto, por leshi i tyre përdoret edhe për kapele, doreza apo kapuça.