Nuk e fitoi kurorën e “Miss Universe”, por tani i buzëqeshi fati! (FOTO)

loading...

Ariadna-650x358

loading...

Përcjellësja e parë në garën “Miss Universe”, Mis Kolumbia Ariadna Gutierrez, ndoshta ishte turpëruar në këtë garë kur gabimisht ishte shpallur fituese, por duket se pikërisht kjo e ka bërë të famshme, pasi do të bëjë debutimin në film dhe atë si dashnorja e aktorit të famshëm Vin Diesel.

Kjo bukuroshe muajin e kaluar kishte angazhuar menaxherin e aktores Sofia Vergara, Luis Balaguer, për të mbikëqyrur karrierën e saj.

Ajo do t’i bashkohet ekipit të filmit “xXx: The Return of Xander Cage” në Republikën Dominikane. Ajo kishte mbetur e shtangur kur i është ofruar ky rol, duke mos besuar se do të luante përkrah idhullit të saj, Vin Diesel, e aq më tepër do të jetë e dashura e tij në film.

“Nuk kam besuar, kur më kanë treguar se më është ofruar ky rol. Vin Diesel është aktorin im i preferuar dhe rasti për të punuar me të është realizim i ëndrrës sime”, ka deklaruar bukuroshja.

Ariadna, e cila është modele dhe udhëheqëse e njohur televizive në vendlindjen e saj në Kolumbi, kishte arritur famë botërore në dhjetor të vitit të kaluar kur nikoqiri i “Miss Universe”, Steve Harvey, gabimisht e kishte kurorëzuar atë si fituese, por vetëm disa çaste më vonë asaj i është marrë kurora dhe i është dorëzuar fitueses së vërtetë, Mis Filipinet, Pia Alonzo Wurtzbach.

tumblr_inline_nzkb65bbvn1ttj3ik_500

loading...