Nuk e abortoi vetëm për ta përkëdhelur për disa orë (FOTO)

loading...

bebi-4-306x290

loading...
Një nënë në Britaninë e Madhe vendosi që të mos e abortojë fëmijën e saj, pavarësisht se mjekët i thanë se do të lindte me shumë probleme.

Shkak për këtë u bë një buzëqeshje që i dhuroi bebja në skanerin 3D. Kur pa fëmijën e saj në bark, Katyia Rowe vendosi ta mbante atë, edhe pse mjekët i thanë se truri nuk ishte formuar sa duhet dhe se ai nuk do ecte dhe nuk do fliste dot.

Por Rowe nuk u step dhe mori vendimin prekës.

Në mënyrë tragjike Luçiani vdiq nëntë orë pasi lindi.

Pavarësisht këtij tmerri, Rowe thotë se ajo nuk ndjehet keq, por shton se ishte e lumtur që mund ta përqafonte beben e saj

 

 

bebi-11

26 vjeçarja thotë se ajo dhe i shoqi ishin lumturuar kur morën vesh që do bëheshin me fëmijë.

Mjekët i thanë se nuk dihej sesa kohë do jetonte fëmija dhe i theksuan se do duhej kujdes 24 orë për të.

“Lindja e tij ishte pa dyshim momenti më i bukur në jetën time. Luçiani mund të kishte vdekur kurdo në mitër, por ai rezistoi sa të na takonte siç duhet,” thotë Rowe.

bebi-21

loading...