Nuk do të besoni, ky është goli i sezonit në futbollin botëror (Video)

step5

Goli i këtij sezoni në futbollin botëror mund të jetë shënuar këtë të shtune në ligën e dytë të Hungarisë, në ndeshjen mes Gyirmot dhe Bekescsaba.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2 dhe pikërisht goli i fundit i takimit i shënuar nga Birtalan Botond i skuadrës Bekescsaba ishte jashtëzakonisht i shkëlqyer.

Pas një krosimi nga krahu i djathtë, ishte Botond ai që me një volej të mbrapshtë të goditur nga jashtë zonës arriti të ralizojë një gol absolutisht fantastik, transmeton Telegrafi.

Kënaquni me këtë gol të jashtzakonshëm, i cili nuk mbahet mend të jetë shënuar ndonjëherë në futboll. /Telegrafi/