Nuk do ta besoni se sa divorce ndodhin në çdo 100 martesa në Shqipëri

Sipas të dhënave të zbuluara së fundmi nga Instituti i Statistikave, në 100 martesa në Shqipëri, 31 përfundojnë me ndarje. Duke u hedhur një sy statistikave të vitit të kaluar, shohim se divorcet në vendin tonë kanë pësuar një rritje të ndjeshme (nga 22 që ishte).

Me shifra kaq të frikshme, Shqipëria tashmë ka hyrë zyrtarisht në zonën e kuqe, ku përfshihen shtetet që kanë një normë divorci nga 30 deri në 39 për 100 martesa. Në të njëjtin nivel me ne në këtë aspekt janë shtete si Italia, Greqia dhe Turqia. Pra, fqinjët. Vendet e tjera të rajonit kanë shifra më të ulëta.

Rekordin në Evropë për divorcet aktualisht e mbajnë vendet iberike, Spanja dhe Portugalia, transmeton “Monitor”. Pas tyre renditen Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu. SHBA-ja, Rusia dhe Franca kanë gjithashtu shifra të frikshme, rreth 50-59 divorce në 100 martesa.

Cilat janë shkaqet e këtij fenomeni? Në radhë të parë, kriza ekonomike. Një familje “shthuret” kur paratë mungojnë. Dhe cili është një vend me probleme ekonomike? Sigurisht, Shqipëria. Sa e thjeshtë, ë?