Nuk do ta besoni për çfarë e përdorin iPhone në Krujë (VIDEO)

screenshot-8_1474226790-5707063

Nëse mendoni se iPhone mund ta përdorni vetëm për të komunikuar apo për të luajtur e për të bërë fotografi, e keni shumë gabim. Të paktën kështu mendojnë disa persona nga Kruja, të cilët kanë gjetur një mënyrë alternative të përdorimit të këtij telefoni. Ndërsa konsumojnë një kafe, njëri prej personave në tavolinë e shfrytëzon celularin e tij iPhone edhe për të çarë ushqimet me lëvore, pra në vend të një guri, çekiçi apo çdo mjeti tjetër që ka këtë funksion. Nëse juve do t’ju dridheshin duart për të bërë një gjë të tillë, ky burrë nuk e mendon aspak kështu. Është në një farë mënyre edhe “testi i sigurisë” së smartfonit.