Nuk do ta besoni çfarë sekreti i errët fshihet prapa pasurisë së miliarderes më të re në botë


Miliarderja më e re në listën e revistës “Forbes”, norvegjezja 19-vjeçe Alexandra Andersen, ka fituar 1.5 miliardë dollarë në plantacione të duhanit, në të cilat punojnë fëmijët e moshës dhjetë vjeç, shkruan Business Insider.

Alexandra dhe motra e saj Katarina (20), kanë trashëguar biznesin familjar që ka të bëjë me industrinë e duhanit, transmeton Telegrafi.

Babai i tyre Johan Andersen kishte hequr dorë nga pirja e duhanit në vitin 2012, derisa në vitin 2005 shiti aksionet e tij të kompanisë për “arsye morale”.

Ai me këtë veprim fitoi 500 milionë dollarë, dhe këtë shumë të majme të hollave i investoi në fonde të pasurive të patundshme.

Megjithatë, Andersen në fund nuk i dhuroi ato para, dhe për këtë arsye u telefonua edhe nga miliarderi Bill Gates.

Por Andersen i është përgjigjur duke i thënë se do t’i mbajë paratë, pa marrë parasysh nëse ky veprim nuk do ti pëlqej Gates-it.

Dhe kur është pyetur se si ndihet, pasi “që kompania e tij ka krijuar vende të reja pune që kanë shkaktuar vetëm vdekje dhe vuajtje”, Andersen është përgjigjur duke thënë, “Nuk kam menduar për këtë më shumë sesa ata në Ministrinë e Financave, të cilët mblidhnin taksat nga punët e njëjta”.

Ai ishte gjenerata e pestë e familje që udhëhiqte me korporatën “Tiedemanns Tobaksfabrik”, kompania më e madhe e duhanit në Norvegji.

Ndërkaq trashëgimtarja e tij, Alexandra merret me shumë me kalërim dhe shumicën e kohës së lirë e kalon me kuajt e saj.

Deri më tani ka fituar pesë tituj të kampiones, raportojnë mediat lokale që gjithashtu tregojnë se në plantacionet e saj në Malaëi dhe Zimbabve punojnë fëmijë shumë të vegjël.

“Ne kundërshtojmë punën e fëmijëve, por nuk mund të bëjmë asgjë të parandalojmë këtë”, është arsyetuar zëdhënësja e kompanisë.

Karl Erik Lund, shkencëtar dhe studiues në Institutin norvegjez të Shëndetit Publik, ka deklaruar se familja Andersen është e pasur “pjesërisht falë vuajtjeve të fëmijëve për të cilët ata janë përgjegjës”. /Telegrafi/
MIL