“Nuk do i prehet shpirti i qetë nëse nuk del e VERTETA”, flet kushëriri i Marvi Mihalit

loading...

loading...

Marvi Mihali 22-vjeçar gjeti vdekjen dy ditë më parë në zonën pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë, pasi u qëllua me thikë nga një 24-vjeçar.

Kushëriri i tij ka rrëfyer për Jeta Osh Qef, versionin e ngjarjes, duke thënë se Marvi nuk ishte përfshirë në asnjë konflikt, por vetëm sa i shkoi në ndihmë një shokut të tij që po haste probleme me disa persona tek të cilët kishte blerë një telefon.

Marki Mihali ka qenë në një lokal me dy mike të tij, kur shoku e ka telefonuar për t’i kërkuar ndihmë.

Sipas kushëririt, shoku i Marvit i kishte blerë një telefon celular Dejvi Bitrajt (19 vjeç, i arrestuar si bashkëpunëtor në krim) dhe kishte vendosur ta takonte këtë të fundit pasi nuk i punonin as karikuesi dhe as disa aplikacione.

Në debat e sipër, Dejvi dhe kushëriri i tij Eugeni (24 vjeç autori i ngjarjes) kanë goditur me tullë pas koke shokun e Marvit dhe kanë qëlluar me një thikë tip “flutur” në zemër viktimën. Thika i ka prekur 22-vjeçarit aortën e zemrës duke bërë që ai të mos i rezistonte goditjes fatale.

Marvi është djali i Pavllo Mihalit, rekordmenit shqiptar, i cili u fut në vitin 1983 në rekordin e hedhjes me shkop. Mamaja e tij Mira Mihali punon aktualisht si mësuesje anglishteje tek Liceu Artistik në Tiranë.

“Marvi rreth ores 9 te mbremjes ka qen ne nje bar duke pir kafe me dy shoqe dhe nderkoh nje shoku i tij e ka telefonuar dhe i ka kerkuar qe ta shoqeronte ate tek nje djalosh qe shoku i Marvit i kishte blere nje telefon celular pasi telefoni qe shoku i marvit kishte blere nuk i punonin disa aplikacione dhe karikuesi i tij. Marvi ka qene thjeshte shoqerues. Pas nje dialogu mes shokut te Marvit dhe krimineleve debati eshte ndezur ku agresoret kane goditur shokun e Marvit me nje tulle diku mbas kokes dhe fatkeqesisht Marvi mori nje goditje fatale nga agresori ku e ka qelluar me thike te llojit flutur duke bere te mundur qe thika te preke aorten e zemres se ciles Marvit i ka shkaktuar vdekjen”, – tregon kushëriri i tij.

Djali deklaron se ka qenë djali i dajës së viktimës ai që e ka transportuar atë për në spitalin Ushtarak të Tiranës me një makinë kalimtare. Ai rrëfen se në momentin që e ka çuar aty, policia e ka ndaluar duke menduar se ai ishte njëri prej autorëve të ngjarjes.

“Madje kur cuni i dajes e ka cuar me duart e tij tek ushtaraku ku ka heq bluzen per ti bllokuar gjakun, e ka derguar me makine te rastit. Kur e coi aty policia e ka arrestuar duke menduar se ishte dhe ai njeri prej agresoreve. Ju lutem postojeni pasi e di qe nuk do i prehet shpirti kur do futet ne banesen e fundit ne Tufine….ju lutem dua qe njerezit ta dine”,-shton ai.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes:

– Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë arrestuar si bashkëpunëtorë në krim:

– Dejvi Bitraj, 19 vjeç, banues në Tiranë.

– Kridens Alla, 19 vjeç, banues Tiranë.

– Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë

loading...