Nuk do besoni se sa shpërndan bakshish Blerim Destani (VIDEO)

blerim-destani

Kur rrethi shoqëror e familjar është tejet i gjerë, në sezonin veror dasmat janë të pashmangshme. E njejta vlen definitivisht edhe për Blerim Destanin i cili verën e kalon në vendlindje me dasma në shumicë ku siç shihet ai nuk kursehet në bakshishe. Në një video nga vendlindja në Maqedoni, aktori shfaqet duke dhënë bankënota të shumta për një ekip me tupanë e surle. Të jesh në një dasëm me Blerimin duket të jetë fat.