Nuk bëhet fjalë për fustanin por për diçka shumë serioze

“Ushtria e Shpëtimit”, organizatë ndërkombëtare, pjesë e kishës katolike, kanë lansuar një fushatë kundër dhunës në familje, duke përdorur llojin e fustanit i cili bëri bujë nëpër rrjetet sociale, javën e kaluar.

“Pse është kaq e vështirë për të parë zi dhe kaltër?”, shkruan në “reklamë”. “I vetmi iluzion është nëse ju mendoni se është zgjidhja e saj”.

Reklama, e cila është pjesë e fushatës së “Ushtrisë së Shpëtimit” në Afrikën Jugore, shfaq një grua të shtrirë anash, e veshur me një fustan bardhë e ari, përderisa është e “mavijosur” me zi dhe kaltër, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluar, fustani ishte pjesë e diskutimeve rreth asaj se çfarë ngjyre kishte, ndërsa në këtë rast ai përdorët për çështje më serioze: dhunë kundër grave.

Zëdhënësi i “Ushtrisë së Shpëtimit” ka thënë se kjo “ushtri” sheh efektet shkatërruese të dhunës në gra, burra dhe fëmijë, çdo ditë andaj shpreson që ky imazh tu ndihmojë njerëzve të shohin ndikimin e vërtetë të këtij krimi.

Image