Nuk arrijnë të kenë fëmijë dhe shkojnë në klinikë, burrë e grua zbulojnë ..

loading...

loading...

Nuk arrijnë që të kenë fëmijë dhe për këtë arsye i drejtohen një klinike fertiliteti, por aty bëjnë një zbulim që i shokoi: ishin binjakë. Është kjo ajo që i ka ndodhur një çifti amerikan në Jackson, të Mississipi, të cilët ishin ndarë pak pas lindjes, pas vdekjes së prindërve të tyre.

Ata ishin birësuar nga dy familje të ndryshme dhe as që kishin dijeni për ekzistencën e njeri tjetrin.

Por nga analizat paraprake rezultoi se kishte një lidhje të fortë mes ADN-së së tyre, por mjekët konstatuan se kishin lindur në të njëjtin vit.

Nga verifikimet e thelluara, doli në pah e vërteta. Ata kishin jetuar të ndarë dhe ishin takuar dhe lidhur pa dyshuar aspak se kishin lidhje gjaku me njeri tjetrin.

Për vite të tëra kishin besuar se fakti që kishin lindur në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin vit ishte thjeshtë një rastësi.

Fillimisht ata menduan se ishte një shaka dhe nisën të qeshnin, por kur mjekët konfirmuan gjithçka të enjten që lamë pas, shoku ishte i madh.

Pas zbulimit që shkatërroi jetët e tyre, ata kanë nisur procedurat e divorcit, duke qenë se në Mississipi, martesa mes vëllait dhe motrës dënohet deri në 10 vite burg.

loading...