Novobërdë, arrestohet një i kërkuar nga policia

loading...

arrestim

loading...
Prishtinë, 29 mars – Një i dyshuar i nacionalitetit shqiptar nga Novobërda është arrestuar pasi që për një kohë të gjatë kërkohej nga policia, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Komunale e Prishtinës, njoftoi Policia e Kosovës.

Sipas policisë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Komunale në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili më pas edhe u dërgua në vuajtje të dënimit në Burgun e Lipjanit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, thuhet në komunikatën e PK-së.

loading...