Novak Gjokoviq bëhet mysliman!

Njëra nga gazetat më të mëdha në Turqi, “Mulliyet”, si dhe “CNN Turk”, kanë rënë pre e një lajmi të rrejshëm që ka qarkulluar në internet që tenisti serb, Novak Gjokoviq, e ka ndërruar fenë për shkak të zhvillimeve në Gaza dhe është bërë mysliman.
Pas informacionet që është plasuar nga një faqe e rrejshme internet, me shpejtësi të madh ky ‘lajm’ është shprendarë gjithandej Turqisë, por edhe me gjerë.

Lajmin, e para e botoi “Mulliyet”, ku gjatë ditës i boton rreth 200 mijë gazeta. “Novak Gjokoviq i tronditur nga terrori në Rripin e Gazës” dhe se “duke dëshiruar që të bëjë presion në liderët botëror që të intervenojnë dhe të ndalin gjakderdhjen – ka vendosur të bëhet mysliman”, kështu shkruan kjo gazetë.
“Gjokoviq ka biseduar me familjen e tij para se të merr këtë vendim”, thuhet tutje në tekst.