Nostradamusi arab parashikon vdekjen e Gaga-s e sulm në SHBA

Nostradamusi arab parashikon vdekjen e Gaga-s e sulm në SHBA

Ai quhet Michel Hayek, është nga Libani dhe është mjaft i njohur në botën arabe për parashikimet e tij. Politikanët libanezë mbajnë radhë për të dëgjuar parashikimet e tij.

Mediat arabe bëjnë me dije se ai ka parashikuar vdekjen e Lady Diana-s në vitin 1997, vrasjen e kryeministrit libanez Rafik Hariri në vitin 2004, ndërsa së fundmi thuhet se ai kishte parashikuar edhe luftën civile në Siri.

Është një person që nuk flet shumë dhe nuk shfaqet shumë në media, por tashmë thuhet se ai ka parashikuar edhe vdekjen e këngëtares së njohur Lady Gaga dhe një sulm tjetër të egër në SHBA. Mbetet për të parë nëse këto do të ndodhin vërtetë.