Nokia, aleancë me Apple kundër Samsung

loading...

nokia

loading...
Prodhuesi i famshëm finlandez, kompania Nokia  ka mbështetur iniciativën e rivalit Apple për të ndaluar shitjen e produkteve të liderit botëror të telefonave celularë, kompanisë Samsung, me arsyetimin se disa prej produkteve të kësaj të fundit po i shkatërrojnë patentat dhe markat e mbrojtura.

Gjatë muajit gusht të vitit të kaluar, një gjykatë amerikane  pati urdhëruar kompaninë Samsung të paguajë një gjobë masive në vlerë prej mbi 1 miliardë dollarësh, ndaj palës së dëmtuar që në atë rast ishte rivali i saj, kompania Apple.

Kjo masë kishte të bënte me shkeljen e patentave të regjistruara të produkteve të saj të famshme, si iPad dhe iPhone, ndërsa po e njëjta gjykatë kundërshtoi kërkesën e Apple për ndalimin e shitjeve për 26 produktet e Samsung.

Megjithatë, Apple ka apeluar ndaj këtij vendimi të gjykatës dhe kërkesës së gjigantit amerikan tani i është bashkëngjitur edhe kompania finlandeze Nokia.

Në arsyetimin e saj për mbrojtjen e patentave, Nokia ka thënë se vetëm patentat që mundësojnë përdorimin e teknologjisë për të mirën e përgjithshme duhet të lejohen në përdoren.

Mediat megjithatë janë befasuar me faktin se Nokia i është bashkuar kompanisë Apple, duke marrë parasysh betejën midis këtyre dy kompanive, pikërisht për shkak të mospajtimeve për përdorim të patentave.

loading...