Noel Gallager komplimente për rikthimin e David Bowie

f1_09gallag1362839871

Noel Gallagher ka çmuar shumë rikthimin e “çmendur” të David Bowiet dhe shpreson që albumi “sekret” i veteranit t`iu jap fund shqetësimeve për ribashkimin e grupit.

Ish-rokeri i “Oasis” ishte habitur kur ylli i këngës “Starman” kishte shënuar 66 vjetorin e lindjes në janar duke lansuar muzikën e tij të re në dekadat e fundit derisa ka thënë se në mënyrë të fshehtë ka përfunduar albumin e ri.

“Më pëlqeu singli i tij rikthyes sepse është bukur ta dëgjosh zërin e Bowiet duke kënduar diçka të re… Por ne këtu po flasim për një këngë. Ia vlejnë muzikat dhe albumet e reja, por ribashkimi për vetëm një koncert është gjë e keqe, e dini? Në fakt ai rikthimin e tij e mbajti sekret për t`i “çmendur” të tjerët”, ka thënë ai.