Njoftohet e gjithë Prishtina Mos dilni jasht sot, sepse do të ndodh kjo gjë

safe_image

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se sot do të nis me fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor
Dezinsektimi do të bëhet nga sot e tutje, çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.

Gjithashtu komuna ka apeluar tek Shoqatat e Bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

E dielë 24 korrik: Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Vetërnik, Zonën Industriale, Lagja Nici dhe Kazerma Adem Jashari.