Njihuni me shqiptarin që jeton dhe punon në Dubai me emrat më të famshëm botërorë

Sportistët shqiptarë janë ndër “të persekutuarit” e politikave të këtij shteti dhe federatave respektive, ky është edhe rasti i Xhaferr Gixharit.
Xhaferr Gixharri është një atlet shqiptar, por duke qenë se nuk është vlerësuar as nuk është suportuar në vend ka ikur në Dubai dhe ndër të tjera tani Xhaferri është zgjedhur si atleti që do prezantojë eventin sportiv internacional më të madh, i cili do mbahet në Dubai, janar 2018.
Si një talent i cili kërkon shumë nga vetja dhe punon fort për të qenë në majat e suksesit, Xhaferri tregon se në Dubai ka ikur para 3 vitesh e gjysmë dhe tani ka kompaninë e tij të fituesit ku është trajner persona i emrave të mëdhenj të Hollivudit dhe botës politike. Ndër ta mund të veçohen aktorët e “Fast&Furious” që nga koha kur Paul Walker ishte gjallë, ish kryeministrin e Spanjës, pilotë të “Formula 1” e kështu me radhë.
Në fillim e kam nisur si personal trajner, pastaj u shkëputa dhe dola më vete me klientët e mi dhe sot kam kompaninë time të fituesit ku bashkëpunoj me trajnerë ndërkombëtarë të njohur dhe specialistë. E kam nisur me vështirësi, por pasioni dhe stërvitja më mbante të motivuar dhe me energji të lartë nga dita në ditë. Në Shqipëri nuk vlerësohen sportistët dhe të punosh si trajner nuk është se ka shumë vlera. Mesazhi im për federatat sportive është që t’i vlerësojnë talentet e reja, të kenë besim tek to dhe t’i sponsorizojnë në çdo rast nevoje që duhet sepse është shumë e domosdoshme që një sportist t;i ketë krahët e ngrohta që ta përfaqësojë vendin e tij me dinjitete kudo të shkojë. Shqipëria ka shumë talente në çdo fushë, thjesht u duhet motivim dhe suport për t’i bërë ato të shkëlqejnë nëpër botë, sepse ndryshe këto talente do shuhen pa shkëlqyer kurrë vetëm nga neglizhenca dhe mospërkrahja”, tregon Xhaferri.
Gjithashtu Xhaferri ndihet shumë i vlerësuar që edhe pse në vend të huaj është zgjedhur mes shumë sportistëve si sportisti që do prezantojë dhe promovojë eventin më të madh në rang ndërkombëtar të sportit.
Më poshtë do shikoni spotin ku Xhaferr Gixhari merr pjesë dhe foto nga suksesi i tij në Dubai.
VIDEO