Njihuni me partinë më të re në Shqipëri, emri i saj i fëlliqur dhe kandidatët e famshëm

Është vetëquajtur PITH si shkurtim i “Partia e Idealeve të Thella” dhe është një ndër partitë më të reja në vendin tonë. Emri është pak i çuditshëm dhe shkurtimi i tij korrespondon mënyrës erotike të emërtimit të organit gjenital femëror, por ky fakt nuk e ka penguar aspak këtë parti të marrë famë brenda shumë pak kohe.

Realisht bëhet fjalë për një profil ironik të hapur në rrjetet sociale, i cili ironizon gjithë partitë shqiptare që tallen me popullin dhe kërkojnë votat e tyre. Paralelisht me partitë e tjera, edhe PITH ka kandidatët e saj për deputetë.

Ata janë të gjithë të famshëm, mjaft të njohur e pjesa më e madhe edhe të urryer apo të tallur nga ju. Ndër të tjera përmenden Iva Aliko, Delina Fico, Hermes Nikaj, Linda Morina, Kreshnik Spahiu etj.

Delina Fico aktiviste e të drejtave të njeriut e propozuar nga ndjekësit. Delina është një nga njerëzit më të korruptuar, si e gjithë shoqëria civile në Shqipëri. Personat e zgjedhur deri tani duhet t’i dërgojmë në shtëpi!

Enca Haxhia. Pas ndarjes nga Nojzi, ajo aderoi në partinë tonë, se vetem tek ne gjen hapësirën dhe ajrin për të mbushur gjoksin me frymë. Ëndrra ime është të bëhem drejtoreshë doganash, por edhe si deputete nuk është keq. Do përpiqem me gjithë zemrën time të luftoj për uljen e informalitetit dhe ngritjen e integrimit.