Njihuni me njeriun më bujar në botë, veprimet e tij do iu lënë pa fjalë!

Shumë prej nesh ndoshta i kanë parë këto foto në internet. Megjithatë shumë pak prej nesh e dinë emrin e këtij burri dhe se çfarë bën ai. Ai ka zemrën më të madhe dhe është një shembull perfekt se si të jemi bujarë në këto ditë të çmendura.

Emri i tij është Dobri Dobrev, ose ndryshe gjyshi Dobri. Ai jeton në një fshat të vogël të Bullgarisë të quajtur Bailovo dhe është 101 vjeç.

Gjatë gjithë jetës së tij, ky njeri i përulur ka koleksionuar donacione dhe i ka dhënë të gjitha për bamirësi, pasi sheh si mision restaurimin e kishave dhe manastireve në Bullgari.

Dobri nuk mban asnjë qindarkë nga paratë që i japin njerëzit. Ai jeton me një pension mujor prej 100 euro dhe disa ndihma që vijnë në forma të produkteve apo rrobave.

Në vitin 2010, një kanal televiziv bullgarez po regjistronte një dokumentar për Katedralen e Alexander Nevsky në Sofie kur zbuloi se donacioni privat më bujar i bërë ndonjëherë , 20 mijë euro, ishte bërë nga një lypës i vjetër, gjysh Dobri.

Dobri Dobrev i ndihmon të gjithë ata që kanë nevojë për të: njëherë ai pagoi të gjithë faturat e një jetimoreje që nuk kishte energji elektrike.

Sa akte të tjera humane ka bërë ai? Ndoshta nuk e dimë asnjëherë sepse 101 vjeçari nuk flet kurrë për to.