Njihuni me mbretin i cili punon si mekanik


Ky është mbreti afrikan, i cili i bënë dy jetë të ndryshme – ai është mbret dhe mekanik.
I veshur në veshjen e tij mbretërore, Cephas Bansah udhëheqë më shumë se dy milionë njerëz.

Por, pavarësisht se njihet si “udhëheqës shpirtëror dhe superior i popullit Ewe” në Togo, ai punon me orar të plotë gjithashtu edhe si mekanik – në Gjermani, transmeton Gazeta Express.

Përderisa e bënë punën e tij si mekanik, ai udhëheqë popullin e tij përmes Skype. Statusi mbretëror i 67-vjeçarit është “Mbreti Togbe Ngoryifia Cephas Kosi Bansah” – por ai e kalon pjesën më të madhe të kohës së tij duke rregulluar makina.

Ai u rrit në Gana, dhe më pas u shpërngul në Gjermani më 1970, para se të zgjidhej mbret. Mbretëria e tij gjendet në Ganën Lindore në kufi me Togon, dhe konsiston me më shumë se dy milionë njerëz.

Ai shkoi në Gjermani dhe fitoi shtetësinë, për t’u trajnuar më pas si mekanik. Pasi përfundoi studimet, në vitin 1987 ai mori një faks i cili do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë.

Gjyshi i tij, Mbreti i Hohoe, kishte vdekur dhe babai i Bansah dhe vëllai më i madh mbetën jashtë fronit, për shkak se ishin majtakë – gjë të cilën populli e konsideron të papastër.

Kjo do të thotë se Cephas ishte pasardhësi i gjyshit të tij, dhe mbreti i ri. Ai tani jeton në Ludwigshafen me gruan e tij Gabriele Bansah, 57 vjeçe dhe dy fëmijët e tij – duke vazhduar punën e tij si mekanik dhe rolin e tij si mbret.

Ai përdorë Skype-n për të udhëhequr popullin e tij dhe e viziton Ganën rreth tetë herë në vit. Në rolin e tij si mbret, ai punon edhe në shumë projekte të tilla si ndërtimin e shkollave.

Fotografja gjermane, Christina Czybik kaloi një ditë me mbretin në shtëpinë e tij dhe kapi disa fotografi interesante të jetës së tij të dyfishtë. /Gazeta Express
mbret