Njihuni me Fjordën, vajzën shqiptare që njihet si “mallkimi” i Turqisë

PicMonkey-Collage1-770x470


Fjorda Llukmani është vajza shqiptare që cilësohet nga miqtë e saj si tersi i Turqisë. E themi këtë sepse sa herë që ajo shkon atje do të ndodh me patjetër diçka. Tre herë që ajo ka shkuar në Stamboll ka rënë bombë, edhe herën e fundit ndodhi ajo që te gjithë e dimë, tentativë për grush shteti. Madje asaj i thonë edhe me shaka se shtetet e tjera do t’ja heqin vizën me këtë ters që përçon kur del jashtë Shqipërisë.

Nëse hyni në profilin e saj do të shikoni që sa herë që ajo ka shkuar në Turqi, miqtë e saj e kanë mbushur profilin me statuse dhe pyetje sesi është. Për më tepër lexoni intervistën e mëposhtme për t’u njohur më shumë me këtë rast.

Sa herë ke shkuar në Turqi?

Ne Turqi kam ardhur (aktualisht jam ketu) shpesh, rreth 10 here gjithsej por kryesisht kam qendruar ne Stamboll.

Përse quhesh mallkim nga njerëzit e tu për Turqinë?

Me ka dale nami keq fare! Sa here qe vi une ne Turqi do bjeri ndonje bombe. Kesaj rradhe e paskam pasur doren e rende.

Sa herë ke qenë dëshmitare e ngjarjeve terroriste dhe si je ndjerë?

Kam rastisur ne Stamboll 3 here kur ka rene bombe. Nje prej tyre ishe ne nentor por me vone u tha qe eshte alarm i rreme. Heren tjeter ka qene ne janar te ketij viti kur ne sheshin Sulltan Ahmet prane Xhamise Blu. Aty e kuptova vleren e jetes pasi isha shume afer ngjarjes. Ne kete kohe shoqeria ime filluan te talleshin “Sa here qe shkon ti ne Stamboll bie bombe”. Shumica prej tyre as nuk ia kane idene cfare ndjesie eshte te trembesh nga zhurma bombash. Pas kesaj u ktheva ne Stamboll ne mars. Duke u tallur u thoja shoqerise dhe familjes qe po shkoj te prish mallkimin. Nuk kaluan 5 dite vetem kur bie bombe ne Istikklal, nje nga zonat qe vizitoja me shpesh. Te gjithe me shkruanin “je ti tersi” ose “po te isha une Erdogani nuk do te lejoja te hyje me ne Turqi”, sigurisht me shaka. Pak dite pas shperthimit ne Stamboll ndodhi nje tjeter ne aeroportin e Brukselit. Kur takova dajen me tha: “Moj mbese mos shkove gje ne Bruksel mbas Stambollit se ty te ndjekin keto bombat”. E shkreta une thashe u bera si ato historite e njerezve qe i shpetojne meteoreve ose rrufeve disa here ne jete.

Si e përjetove mbrëmë tentativën e grusht-shtetit dhe si u ndjeve?

Dje u nisem me makine nga Tirana per ne Turqi. Kur arritem ne hyrje te Stambollit kishte shume trafik. Zakonisht te premteve ne darke hyrja e qytetit eshte gjithmone e zene. Na cuditi menyra si po i jepnin njerezit makinave, shume te coroditur. Hajt mo thashe, turqit jane si ne i japin makines pa rregulla. Madje pame dhe disa makina te perplasura. Ne ate moment me shkruan nje shoku im turk dhe me thote qe urat jane bllokuar por nuk e dinte arsyen. Aty me doli zemra nga vendi, ka rene bombe thashe me vete direkt sa erdhi tersi (dmth une). E ruajta qetesine sepse kishim edhe femije ne makine. GPS ne makinen tone pati disa probleme dhe po na dergonte ne destinacionin e gabuar drejt ures se Bosforit. Ne akoma nuk e dinim cfare kishte ndodhur. Pasi u orientuam me tabelat me mori mami ne telefon e merakosur dhe me tregoi gjithcka. Sa me shume i afroheshim qendres, aq me shume njerez shikonim duke ecur ne mes te rruges. Policia bllokonte makinat dhe i lejonte te kalonin nje nga nje, nderkohe trafiku vazhdonte. Njerezit qe na shikonin me makine na e benin me dore qe te ndalonim. Kur ndodhi ngjarja ka qene ora rreth 1 e nates dhe nuk ka transport publik. Mbase ata kane dashur ti conim deri diku afer shtepise. Kurre nuk e kisha pare Stambollin aq plot me njerez ne ate ore. Mesa duket qytetaret jane ndikuar nga thirrja e Erdoganit per te dale neper sheshe. Degjoheshin helikoptere, avione ushtarake, te shtena me arme. Ne ishim rreth 5 km larg ures se Bosforit por e shikonim nga ballkoni cfare po ndodhte. Ne kohen qe arriti Erdogani ne aeroportin e Stambollit, 3 aviona ushtarake 16 po kalonin mbi qytet. Nga zhurmat thame se ra bombe, aq e forte ishte. Madje njeri prej nesh u zgjua nga gjumi i trembur. Cte te them, mos e provofte njeri kete lloj frike. Mbase prinderit tane e kane perjetuar prej 97, por une jo.

Si është gjendja tani?

Gjendja tani eshte e qete. Rruget jane bosh, shumicat e dyqaneve jane te mbyllura. Tek-tuk shikon ndonje polic por jo ushtare. Stambolli eshte bosh. Kot nuk thone qe cudia me e madhe 3 dite zgjat.

Mami me ka thene 100 here sot qe te kthehem por une nuk ndryshoj mendje. Perderisa kam shpetuar deri tani, nuk do me gjej gje edhe me vone.

Mendon të shkosh prapë në Stamboll, a ke frikë nga ato që ke përjetuar në të shkuarën?

Patjeter qe do e vizitoj pasi eshte qyteti me i dashur per mua pas Tiranes. Madje ne Turqi kam planifikuar te qendroj gjate per shkak te disa angazhimeve. Mbase mund te thoni qe budallai nuk ka frike por ne rastin tim nuk eshte keshtu. Shpresoj mos te ndodhin me gjera te tilla dhe Zoti na ruajte ne shqiptareve nga terrorizmi.