Njihuni me femrën biznismene shqiptare më të suksesshme në Maqedoni

NUK ËSHTË ÇKA HA PO ÇKA TRET QË TË BËN TË SHËNDETSHËM, DHE NUK ËSHTË ÇKA FITON POR ÇKA KURSEN QË TË BËN TË PASUR…

mimoza-thaci
Intervistë me pronaren e “Sun and Stars” me seli në Tetovë: Mimoza Thaqi

Përshëndetje dhe ju falënderoj për intervistën, jam bashkëpronare në Sun and Stars, sepse punoj bashkë me bashëshortin tim, dhe kjo na bën më të fortë, nga intervista paraprake bashkëshorti im Avniu ceku se njëherë në jetë duhet dëgjuar gruan dhe ka shumë të drejtë, sepse jo gjithnjë ne femrat i kemi mendimet e sakta, meshkujt mendojnë në mënyrë më konkrete, por ne të dy jemi shumë me fat që falë trajnimeve të shumta në Amerikë sa i përket ecurisë së biznesit tonë ne mësuam edhe disa përbërës që bënë edhe jetën tonë familjare të jetë në harmoni.

Shqipmedia: Si e përballoni situatën e tendosur ekonomike dhe politike?

Si bizneset edhe jeta ka uljet dhe ngritjet, janë periudha jo edhe aq për tu lavdëruar në kohën në të cilën tani jetojmë, prandaj insistim imi është që gjithsecili të fokusohet në vetvete, dhe në forcat e veta sepse shpresë tjetër nuk ka, nëse nuk besojmë ne vete kush tjetër do të na besojë. Mos të vazhdoj me filozofira po te kaloj te praktika dhe ajo se si ne funksionojmë tani.

Konkretisht kompania jone Sun and Stars është në treg qe 10 vite, kohërat ndryshojnë dhe ne bashkë me to, para dy viteve bëmë edhe një ivestim tjetër ku krijuam një ambijent të bukur familjar, ku tani funksionon nje restoran dhe nje kënd lojrash, përderisa prindërit mund te kalojnë çaste relaksuese në restoran ne kujdesemi për fëmijët e tyre në këndin e lojrave me një çmim simbolik prej 50 den në orë, si dhe do të ju dhurojmë nga një libër me përalla për 100 fëmijët që do të vizitojnë këndin tonë prej datës 16,07,2014.

02

03

Shqipmedia: E shohim edhe parkingun te objekti Vero, kush udhëheq këtë biznes?

Si lehtësim për konsumatorët tonë ne morëm në udhëheqje edhe parkingun dhe kështu konsumatorët e Sun and Stars nuk do të paguajnë për parkim.

Shqipmedia: Me sa shohim këtu në katin e parë ka vetëm veshje të reja, akcesor për kuzhinë dhe lojra, prej ku furnizoheni?

04

05

Po, si që thash koha e kërkonte një investim të këtij lloji, sepse prioritet neve kemi veshjet nga Danimarka që janë cilësuar me kualitet dhe çmime të ulta për konsumatorët tanë. Kurse veshjet e reja i importojmë nga Greqia, Italia dhe Turqia, sa i përket aparateve shtëpiake ato prejardhjen e kanë nga Gjermania.

Sepse që të kursesh kjo është ajoi karakteristika e një familje e cila me të vërtet di të menaxhoj buxhetin familjar. Kursimi është një nga gjërat primare sepse jeta shkon në përparim, luksi është në dukje çdo shtëpi posedon makinë, celularë të llojeve të fundit, etc por që të jetojmë më mirë duhet të kujdesemi për shprehinë e kursimit dhe ti mësojmë fëmijët që të vegjël se duhet të dallojnë se çfarë blejnë dhe ku e blejnë sepse për të njëjtin produkt mund të paguajnë më shtrenjtë vetëm sepse ai duqan ka një emër tjetër, dhe nëse prindi e mëson vetëm për këtë gjë fëmijëmn e tij ai i ka dhënë mësimin më të vlefshëm sepse parate harxhohen më lehtë se fitohen, dhe NUK ËSHTË SA FITON POR SA KURSEN QË TË BËN TË PASUR.

06

Shqipmedia: Kohëve të fundit ju kemi parë aktive edhe sa i përket disa trajnimeve sa i përket zhvillimit personal, a mund të na qartësoni se për çfarë konkretisht bëhet fjalë?


Trajnimet që unë organizoj kanë të bëjnë me:

TË PUNËSUARIT, të cilët duan ta rrisin fuqinë fituese në tregun ku ata shërbejnë për një leverdi më të mirë.

SHITËSIT, që duan të bëhen mjeshtër në fushën e tyre. Filozofia e Ligjit të Suksesit njeh çdo ligj të shitjes dhe përfshin shumë karakteristika që nuk përfshihen në kurse të tjera.

MENAXHERËT E FABRIKAVE INDUSTRIALE, që e kuptojnë vlerën e harmonisë në mes të punëtorëve.

TREGËTARËT, që duan që biznesi i tyre të sjellë më shumë klientë. Filozofia e ligjit të suksesit do t’i ndihmojë çdo tregtari ta rrisë biznesin duke e mësuar atë të bëjë hapat e reklamimit për çdo konsumator që vjen në dyqanin e tij.

AGJENTËT E AUTOMOBILAVE, të cilët duan të rrisin forcën shitëse tek shitësit e tyre? Pjesa më e madhe e kursit të ligjit të suksesit u zhvillua nga përvoja dhe eksperienca e shitësve më të mëdhenj të automobilave në botë dhe është një ndihmë e pazakontë për menaxherët shitës të cilët udhëheqin përpjekjet e shitësve të automobilave.

AGJENTËT E SIGURIMEVE JETËSORE, që duan të shesin polisat e sigurimit jetësor dhe të rrisin sigurimin e atyre që kanë blerë sigurime?

MËSUESIT NËPËR SHKOLLA, që duan të arrinë majën e profesionit të tyre, ose të cilët shohin për mundësi të hynë në fusha më përfituese të biznesit.

STUDENTËT, edhe të Kolegjeve edhe të shkollave të larta që nuk janë të përcaktuar se cilën vijë jetësore ta marrin si profesion të tyre jetësor? Kursi i ligjit të suksesit përmban komplet analizat personale, shërbim i cili ndihmon studentët e filozofisë për të përcakuar punën për të cilën ai ose ajo përshtatet më shumë.

BANKIERËT, të cilët duan të zgjerojnë biznesin e tyre përmes metodave më të mira të shërbimit të klientëve të tyre.

NËNPUNËSIT BANKAR, të cilët janë ambicioz për t’u përgatitur për pozita më të larta në fushën bankare, ose në ndonjë industri komerciale.

MJEKËT DHE DENTISTËT, të cilët dëshirojnë të zgjerojnë praktikën e tyre pa shkelur etikën e profesionit të tyre të drejtpërdrejtë nga reklamat. Një mjek i shquar ka thënë se kursi i ligjit të suksesit ka vlerë prej 10000 dollarëve për secilin profesionist mashkull ose femër, të cilët janë të përgatitur profesionalisht për etikën e reklamimit.

PROMOVUESIT, të cilët duan të zhvillojnë kombinime të reja në biznes dhe industri. Principet e përshkruara në këtë hyrje thonë që kanë bërë pasuri për njeriun, i cili i shfrytëzoi bazat e këtyre principeve për promovimin e pasurive të patundshme.

SHITËSI I PASURIVE TË PATUNDSHME, që do metoda të reja për promovimin e shitjes. Kjo hyrje përmban përshkrime për promocione të reja të pasurive të patundshme, plan, i cili me siguri bën pasurinë për atë që e përdor. Ky plan mund të praktikohet në çdo shtet. Për më shumë, mund të përdoret edhe nga njeriu i cili nuk e ka promovuar një sipërmarrje.

FERMERËT, të cilët duan të zbulojnë metoda për marketingun e produkteve të tyre, aq sa t’u japë një rikthim të madh. Dhe ata, të cilët kanë toka pjellore, në fund të këtij mësimi hyrës ka një plan referues. Mijëra fermerë kane “minierë ari” në toka jopjellore të tyre, të cilat mund të përdoren për qëllime rekreative dhe turistike që do t’ju sjellin fitime të mëdha.

LIBRASHITËSIT, që kërkojnë plan praktik për të promovuar veten në pozicione me pagesa më të larta dhe më të mira.

SHTYPSHKRONJAT, që duan volum të lartë të biznesit dhe prodhim më efikas si rezultat i kooperimit më të mirë në mes punëtorëve.

PUNËTOR E DITËS, që kanë ambicie për avancim në pozita më të larta, në punën e cila ka përgjegjësi më të madhe dhe pason me pagesë më të lartë.

AVOKATËT, që duan të zgjerojnë klientelën e tyre përmes dinjitetit, metodave etike, të cilat ju sjellin atyre vëmendjen, në mënyrë të favorshme, për shumicën e popullatës që ka nevojë për shërbime juridike.

UDHËHEQËSIT E BIZNESEVE, të cilët duan të zgjerojnë biznesin e tyre aktual, ose të cilët duan të kursejnë, si rezultat i kooperimit të mirë në mes të punëtorëve të tyre.

PRONARËT E LAVANDERIVE, të cilët dëshirojnë të zgjerojnë biznesin e tyre, duke i mësuar drejtuesit si t’i shërbejnë më me efikasitet klientët.

AGJENTËT GJENERAL TË SIGURIMEVE JETËSORE, që duan të zgjerojnë shitjen në organizata efikase më të mëdha shitëse.

ZINXHIRI I DYQANEVE, të cilat duan volum më të madh të biznesit, si dhe rezultat nga shitjet më efikase.

NJERËZIT E MARTUAR, që nuk janë te lumtur dhe të suksesshëm për shkak të mungesës së harmonisë në shtëpi.

Për informacione mund të drejtohen në web faqen:
www.mimozathaqi.com

Ju falënderoj për intervistën, dhe ju uroj shumë sukses.LajmeOnline